Mundësi shkodran Adnand Guri është shpallur mundësi më i mirë i kampionatit të 17 vjeçarëve. Ky kampionat është zhvilluar ditën e shtunë në qytetin e Kavajës dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të vendit. Paraqitja e Gurit ka qenë shumë e mirë dhe jo më kot, ai është vlerësuar nga të gjithë specialistët e këtij sporti si më i miri i aktivitetit. Ndërkohë po në garat e kadetëve edhe Vllaznia si ekip ka bërë një paraqitje të mirë duke zënë vendin e dytë dhe duke u shpallur nënkampion i vendit. Garat e Kavajës kanë dhuruar emocione sepse edhe organizimi i bërë nga klubi vendas ka qenë shumë i mirë. Me rezultatet e Gurit dhe të Vllaznisë si ekipi, tregojnë se mundja shkodrane vazhdon ta thotë fjalën e saj pavarësisht problemeve të mëdha që ajo ka. Mbi të gjitha, me mungesën e një palestre. Ndonëse prej vitesh bëhet shumë zhurmë për këtë gjë, sërish nuk ka asnjë zgjidhje në këtë drejtim. Mundësit e Vllaznisë vazhdojnë të stërviten në një palestër shumë të vogël, jashtë çdo përmase dhe standarti dhe megjithatë sukseset nuk mungojnë për ta.
www.shkodrasport.com