Adrian Aliaj është rikthyer edhe njëherë në fushën e blertë, duke veshur fanellën e Kombëtares. Ai luajti në ndeshjen e bamirësisë kundër Italisë, teksa para ndeshjes ka dhënë një intervistë të gjatë për “RTSH Sport”, ku u ndal te Kategoria Superiore, kombëtarja e shumë çështje të tjera.

Adrian, më shumë i humbur se i dukshëm në ekranet tona…

Kam qenë këtu, por nuk jam dukur si në media, sidomos pasi lash futbollin. Madje, jeta ime ka vijuar në Zagreb në Kroaci, aty ku unë edhe jetoj aktualisht me familjen time. Mbas sportit, më tërhoqi biznesi për të tjera gjëra. Është çështje kohe, se punë mundësie apo dëshirë që nuk jam prezent.

Unë jam agjent i licencuar i FIFA-s. Kam agjencinë time që përfaqësoj shumë lojtar të ndryshëm nga gjithë Europën. Më ka tërhequr sapo kam mbaruar karrierën “profesioni” im i ri. Diçka që më duket si sfidë, t’u jepja diçka atyre që unë si lojtar nuk i kam pasur. E kisha si dëshirë dhe fillova dhe e vazhdoj edhe sot.

Kjo punë është më tepër e vështirë apo interesante, sidomos për një ish-futbollist?

Puna është shumë e vështirë për arsye se është diçka abstrakte. Ti je agjent që merr përsipër të drejtosh sportistin në çdo etapë. Të jesh në këto nivele, duhet që të kesh besimin e lojtarit dhe familjes, duhet të dish ta menaxhosh. Nuk është e lehtë. Dhe nga Shqipëri e vogël apo Kroaci, të duhet  të dysh në më të mirët e agjentëve evropianë. Është shumë punë e vështirë.

Por, përpos angazhimeve nuk mungoni ta ndiqni Kombëtaren kuqezi?

Nuk është se kam qenë gjithnjë prezente në çdo ndeshje, por ama kudo të jem, jam gjithmonë me një sy nga Kombëtarja. Është diçka që s’ma heq njeri. Edhe kur luan Kroacia, apo ekipet e tjera, unë ndjek Shqipërinë e Kosovën, jemi shqiptarë mbi të gjitha…Nuk ma heq njeri mendjen nga Shqipëria.

Çfarë mendimi keni për kombëtaren shqiptare në periudhën aktuale?

Jemi ende larg pritshmërive, duhet që të jemi realisht dhe nuk duhet të bëjmë qejfin. Nuk i kemi arritur stabilitetin që të bëjmë një plan që të na sjellë në të ardhmen diçka më konkrete. Jemi akoma me lojtarë që kanë ikur e kanë ardhur, luajnë apo s’luajnë. Duhej një rinovim në këto momente.

Nuk duhet që të themi kalojmë grupin apo jo. Duhen bazat, nuk po dijmë që të menaxhojmë gjërat siç duhet. Nuk jam të vë gishtin. Kombëtarja nuk është e imja, por është e të gjithëve. Duhet që të mendojmë për të ardhmen dhe që të sjellim kënaqësinë e publikut. Jemi ende larg gjërave të bërit seriozisht…

Por përpjekjet e FSHF-së kanë qenë maksimale që të sjellin trajnerë nga më të njohurit, e madje mjaft të njohur nga shkolla italiane, dikur ekspertë e dikur të rinj. Çfarë na ka penguar që të ecim më shumë?

Njerëzit që vendosin ta marrin një trajner, më parë duhet të njohin situatën aktuale të Kombëtares. Federata bën planet se çfarë kërkon nga ky trajner, ku duhet që të arrijmë. Shoh që ka simpati ndaj Italisë, por nuk shoh trajner nga shtete të tjera që mund të sjellin më shumë Shqipërisë.

Nuk e di nga se ka ardhur kjo simpati kaq e madhe ndaj italianëve, ndërkohë që ata luajnë një futboll shumë të mbyllur dhe difensiv. Nuk jam adhurues i futbollit italian. Duhet që të tregojmë vlera në ofensivë. Me trajnerë italian, Shqipëria nuk ka sens që të rritë lojtarët siç duhet. Zgjedhjet i bën dikush tjetër, por unë jam kundër për ato që thashë më sipër..

Por, ama kjo s’do të thotë që italianët nuk e njohin mirë këtë zanat…

Absolutisht, unë nuk e thashë këtë, fola për stilet e lojës dhe punës. Ata madje  njohin pak më shumë se shumë të tjerë. Mënyra te mentaliteti dhe si funksionojnë gjërat në Itali. Rezultati është i rëndësishëm dhe që të shkosh aty duhen bëra gjërat siç duhet…

Ku ndryshon kjo kombëtare me atë që ti ke luajtur?

Janë disa gjëra që janë shumë më ndryshe. Në kohët që po flasim, ne kemi qenë në dorë të fatit apo të zotit. Dolëm me forcat tona, pa menaxhim, pa drejtim e pa njerëz seriozi. Ishte shumë e vështirë të ecje në atë kohë. Por, kishim zemër dhe kualitete.

Të kishim në atë kohë menaxhim të Kombëtares dhe trajnerë seriozi që dinin të na menaxhonin, do bënim shumë më shumë se aq sa dhamë. Kur kalon një rrugë të vështirë, sidomos në ato kohëra. Ne u poqëm nga vuajtjet. Në atë kohë ishte kombëtare me personalitet dhe jam shuam i lumtur që kam qenë pjesë e ekipit…

Nëse unë gjeja një ndryshim do ndalesha te Agolli, që kur nuk është Ansi ka një ndryshim apo jo?

Po është shumë e vërtetë. Mos kujtoni se e kanë të lehtë kombëtaret e tjera gjendjen e mbrojtësit të majtë. Edhe shtete e tjera e kanë probleme atë rol sepse është shumë delikat. Nuk është e lehtë që të kesh luks të kesh 2-3 lojtar në atë rol. Isha unë, më pas erdhi Agolli. Tani jemi në momentin, kush do të jetë, kush mund të jetë. E shoh edhe me klubet. Njerëzit e kërkojnë atë pozicion në çdo vit. Duhet mbrojtës i majtë dhe si logjik ajo do ndihet.

Reja ka hedhur sytë nga Superiorja, ka zgjedhur edhe Trashin?

Të kthehemi te Trashi, të jem shumë i sinqertë janë vonuar. Trashi duhet që të ishte sjellë në moshën 21-22 vjeçare. Ka kualitete dhe më polen. Ka disa probleme të tjera, sepse te Partizani ka luajtur si uinger apo shkatërrues. Trajneri që e shef nuk bën vendosjen e duhur. Unë e kam parë gjithnjë si mbrojtës të majtë. Trashi është lojtar i mirë, dhe duhej thirrur më herët. Është fatkeqësi që nuk është thirrur më herët…

Ka një teori që thuhet e për të enë pjesë e Kombëtares duhet që të kalosh kufirin dhe të luash jashtë. Po ju si mendoni?

Është shumë e vërtetë dhe e drejtë nuk është. Për arse se baza duhet të jetë kampionati dhe aktivizimi këtu. Po flasim për gjëra që nuk i kontrollojmë dot. Shqiptarët kanë emigruar para shumë kohëve dhe kanë kushte më mirë kur rriten andej.

Por, baza duhet ë të jetë këtu. Të prodhojmë elementë cilësorë dhe ta rrisim siç duhet. Duhet që të jenë më shumë sytë nga liga shqiptare. Edhe në kohën time ka qenë i njëjti probleme. Luaje në Shqipëri nuk thirreshe, kurse ishte jashtë por nuk luaje, parë thirreshe në Kombëtare!

E ndiqni kampionatin dhe si ju janë dukur, ka kualitete?

Shiko, në agjencinë time punon për Shqipërinë Arbër Abilaliaj, sulmuesi i njohur në Superiore këtu dhe sheh shumë lojtarë. Nuk jemi në rrugën e duhur dhe nuk kemi një ligë shumë profesioniste. Mungon infrastruktura. Pastaj janë programet dhe trajner që duhet të punojnë në një sistem nga moshat, deri në skuadrën e parë.

Duhet ta dinë ku dhe pse bëhen këto gjëra. Liga shqiptare ka përparuar, kemi stadiume me fusha shumë më të mira dhe media i kushton rëndësi. Por, infrastruktura është problem. Ajo është A,B,C e futbollit për rritjen e lojtarit. Po shohim se sa investojnë klubet në infrastrukturë. Sa i përket lojtarëve që vijnë në Shqipëri, duhet që ata të bëjnë diferencën. Këtu ka balancë dhe harmoni.

Ashtu si përmendët Trashin, përmendim Rrahmanin, nga Partizani, te Seria A dhe tashmë Napoli në horizont…

Duhet që të kuptohen disa gjëra që janë të rëndësishme në rritjen e lojtarit. Rrahmanai ka pasur rrugën e duhur në rritjen progresive deri te Napoli. Nga Kosova erdhi në Shqipëri, bëri hapin e duhur duke u bërë pjesë e Partizanit që në Shqipëri ka emër mbiemër. Nga Partizani, nuk shkoi te Dinamo Zagreb apo Hajduk. Por te Spliti, që për atë ishte hapi i duhur. Më pas te Dinamo, pastaj te Verona. Sot i kemi rënë derës, kemi hyrë brenda dhe jemi shumë afër.

Napoli është klubi i ardhshëm. Nga e marta e mërkura, Rrahmani është aty, duke qenë se kampionati në Seria A është aktual. Janë 2-3 faktorë që janë shumë të rëndësishëm. E para serioziteti dhe dëshira e lojtarit, puna dhe menaxhimi. Janë faktorë që kur bëhen bashkë, edhe suksesi është i padiskutueshëm. Nuk është e thënë të bëhesh lojtar të luash në Real apo te Barcelona. Lojtari t’i marri maksimumin vetes, si rasti Amirit.

Ju Aliaj keni pasur shumë vështirësi të luaje jashtë?

Personalisht kam pasur pak fat më shumë se shqiptarët e tjera. Nuk kam ikur as nga malet. Kanë ardhur nga Kroacia dhe për të na parë te Partizani. Ishte rrugë serioze, erdhën ish-lojtarë të Hajdukut, që kanë pasur emër dhe kanë qenë agjentë seriozë. Shkova në ligën e duhur, ku rriten lojtarët. Pastaj të bësh hapin tjetër në Europë nuk është e lehtë.

Momenti më pak pozitiv me Kombëtaren cili është?

Ajo që më ka mbetur peng, jo mua besoj por tërë gjeneratës sime është që nuk shkuam në një kompeticion të madh. Kur Shqipëria shkoi në Europian na ngrohi të gjithëve. E shihja dhe normalisht që ndihesha mirë. Unë kam bërë gola dhe autogola, por pengu në karrierë është që nuk luajta dot me Shqipërinë në një kompeticion të madh.

Do të ishte shporta plot, dhe e kam peng. Momenti më i mirë, goli me Greqinë padyshim! Ndeshja ishte e rëndësishme, goli, Greqia që ishte në formë shumë të mirë.

Gjërat i kuptova më vonë, goli ishte spektakolar, ishte diçka që për çdo lojtar do të ishte krenari. Ishte një moment që u bën të gjitha bashkë në atë ditë. Para ndeshjes dhe pas ndeshjes, atë lum të kuq tifozësh nga tërë bota do të jetë tërë jetën në kujdes nga unë. Diçka e paparë, me fjalë un nuk e shpjegoj dot..,

Kur do dëgjojmë të reja nga Aliaj?

Shpresoj të shihemi së shpejti, të ndihmojmë futbollin shqiptar, unë si agjent, ju si media, ta çojmë përpara. Çfarë është në dorën time do ta bëj… /VipSport.al/