E kishte paralajmeruar para nje muaji ne nje deklarim per “Shkodra Sport” dhe ne fakt eshte zyrtarizuar diten e djeshme. E kemi fjalen per mbylljen e bashkepunimit te trajnerit shkodran Adrian Barbullushi me ekipin grek ” Chalkidon” qe merr pjese ne kategorine e trete te futbollit te ketij vendi.
Ky kampionat nuk ka perfunduar per shkak te vendimit te marre nga Federata si rrjedhoje e situates se krijuar nga pandemia e per kete arsye, Barbullushi ka vendosur te mos vazhdoje me punen me te per sezonin e ardhshem.
Ka qene portali porstoplekto.gr ai qe e ka publikuar diten e djeshme nje lajm te tille teksa shkruante: “Adrian Barbullushi nuk do të vazhdojë në Kalcedon. Trajneri me përvojë ka zgjidhur bashkëpunimin e tij me klubin dhe tashmë po diskuton propozimet për të marrë përsipër një ekip tjetër.
Në një deklaratë, ai falënderoi bashkëpunëtorët e tij në stafin teknik dhe lojtarët për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që patën vitin e kaluar, të cilin ai e përshkroi si shumë të suksesshëm”.
Ish- futbollisti i Vllaznise jeton prej 29 vitesh ne shtetin fqinj dhe pas lenies se karrieres si lojtar, ka nisur ate si trajner, kryesisht ne kategorite e uleta megjithate aty ku ka punuar, ka bere mire dhe per kete arsye nuk i kane munguar asnjehere ofertat.
Me siguri qe brenda pak ditesh, ate do ta shohim ne pankinen e ndonje skuadre tjeter, nderkohe qe nuk ka mohuar deshiren qe nje dite te ishte trajner edhe i Vllaznise, skuadres se tij te zemres.
www.shkodrasport.com