Nga Gjergj KOLA

Ne futbollin grek po rriten nje numer i madh shqiptaresh te talentuar te cilet premtojne shume per te ardhmen. Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre. Ai eshte Adriano Hoxha, 18 vjeç dhe premton shume.

Hoxha eshte me origjine nga Berati por ka lindur ne Krete me 17 nentor te vitit 2005 dhe prej 12 vitesh eshte pjese e Akademise OFI teksa ka luajtur rregullisht me ekipet U15, U17 dhe tashme me U19 te klubit te njohur grek.

Adriano po spikat me ekipin e OFI-t ne Superligen greke te kesaj grupmoshe duke luajtur ne rolin e qendermbrojtesit. E veçanta e tij eshte se luan me kemben e majte dhe kjo e ben edhe me te preferuar per trajneret.

Po ashtu, duke qene i gjate 1.85 metra, padyshim qe lojen ne ajer e ka nje pike te forte, megjithate edhe me kembe luan mire, ashtu siç dallohet edhe per shpejtesine e tij.

Sipas menaxherit te tij, shkodranit Elvis Bushaj, paraqitjet te mira te ketij futbollisti kane bere qe drejtuesit e klubit OFI t’i hedhin syte edhe me shume drejt tij dhe gjasat jane qe ne veren e ardhshme ai te firmose nje kontrate profesioniste me ekipin e pare dhe padyshim qe kjo do te jete diçka shume e rendesishme per te ardhmen e tij si futbollist.

Por nga ana tjeter, me paraqitjet e mira qe ka bere ne kampionatin e Superliges greke te 19 vjeçareve, ka fituar edhe vemendjen e stafit te ekipeve kombetare te Federates greke te futbollit dhe duket se Adriano Hoxha eshte shume afer marrjes se nje ftese prej saj.

Nderkohe ajo qe te ben pershypje eshte “harresa” qe Federata Shqiptare e Futbollit ka per kete futbollist, i cili ka disa karakteristika te rralla per nje qendermbrojtes. Te jete vertete “harrese” apo askush nuk ka arritur ta zbuloje kete futbollist qe prej 12 sezonesh po spikat ne futbollin e moshave ne Greqi./www.shkodrasport.com/