Afrimet në merkato të realizuara tek Vllaznia këtë merkato kanë rritur vlerën e ekipit. Tashmë ekipi shkodran kap vlerën e 4.38 milionë eurove. Dhe për këtë kanë ndikuar edhe afrimet e kësaj vere. Ku të katër futbollistët e afruar e kalojnë vlerën e 200 mijë eurove. Duke nisur nga dyshja Bajrami dhe Qato.

Si mbrojtësi ashtu edhe mesfushori kapin shifrën e vlerës prej 200 mijë eurove secili. Nga 250 mijë euro vlerësohen edhe dy mesfushorët e tjerë të afruar tek kuqeblutë. Fjala është për Deliun dhe Kahrimanovic. Gjithashtu edhe Gurishta i rikthyer tashmë ka një vlerë prej 200 mijë eurosh.

Pra, një vlerë e shtuar prej 1.1 milionë eurosh për ekipin shkodran. Por pavarësisht afrimeve, të tjerë futbollistë janë më të shtrenjtët tek Vllaznia. Duke nisur nga Gruda, ku sulmuesi i krahut të shkodranëve është lojtari i dytë më i shtrenjtë. Me ish-futbollistin e Teutës që vlerësohet me 300 mijë euro në vlerë kartoni.

Lojtari më i shtrenjtë në tregun e futbollistëve tek Vllaznia momentalisht është Rejan Alivoda. Me 21-vjeçarin që ka vlerën e kartonit të 350 mijë eurove. I cili me shumë mundësi mund të transferohet në një kampionat jashtë vendit në përfundim të kupave të Europës.
Endri ÇINARI