Teuta ka qenë shumë aktive këtë merkato dhe ka afruar në radhët e veta lojtarë cilësorë që kanë lënë gjurmë në seoznin e fundit në elitë. Një ndër ta është edhe kavajasi Blerim Krasniqi.

Blerim Krasniqi ka shmangur operacionin dhe do të jetë gati që javën e ardhshme të nisë vrapimin në fushë. Sulmuesi i afruar gjatë merkatos së verës te durrsakët duket se e ka kaluar dëmtimin në shpatull, teksa do të jetë gati që të bashkohet me grupin, sigurisht në seanca të lehta stërvitore.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut pësoi një dëmtim në miqësoren që Teuta zhvilloi me Egnatian, aq sa te bregdetarët u shkaktua panik për gjendjen e kavajasit.

Teuta ka vuajtur shumë për sulmuesin “pykë” në sezonet e fundit dhe me afrimin e Krasniqit duket se durrsakët e kanë zgjidhur njëherë e mirë problemin e ofensivës…