Ne konferencen e djeshme per shtyp trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz teksa foli per merkaton, deklaroi se me te mbaruar ndeshja me Tiranen do te ulej me administratorin Lici dhe me drejtorin sportiv Firat per te diskutuar ne lidhje me emrat e lojtareve qe duhen larguar nga skuadra dhe ato qe do afrohen.
Tekniku maqedonas e ka bere gati nje liste prej 10 lojtaresh qe ai deshiron te kete ne skuader teksa kerkesat e tij jane per kater lojtare cilesore: Nje qendermbrojtes, nje mesfushor organizator dhe dy sulmues.
Po a do munden t’i gjejne dot ato? Kjo duhet pare. Neser pritet te kete nje takim mes te tre njerezve qe bejne merkaton e Vllaznise. Kjo ngaqe edhe drejtori sportiv Firat sot ka mberritur ne Shqiperi dhe ka qene i pranishem ne ndeshjen ndaj Partizanit.
Kjo foto tregon qarte pranine e tij ne tribunen e “Selman Stermasit”. Ai pavaresisht ndonje dileme per te marre serish drejtimin e kombetares se Moldavise apo dhe te Azerbajxhanit, vazhdon te jete ne detyre tek Vllaznia.
Dhe ne fakt tani eshte koha me e mire qe ai te beje siç duhet punen e tij. T’i gjeje lojtaret e duhur trajnerit Jonuz ne menyre qe Vllaznia e gjysmes se dyte te sezonit te jete me ndryshe nga ajo e gjysmes se pare.
www.shkodrasport.com