Edicioni i rradhës i Memorialit Ndërkombëtar të boksit do të zhvillohet në Shkodër në datat 5, 6 dhe 7 prill. Ky aktivitet i cili është sërish i përfshirë në kalendarin e veprimtarive të Federatës Europiane të Boksit, sivjet pritet të jetë më i veçantë se ato të viteve të fundit ngaqë pritet të ketë një pjesmarrje më të madhe.
Këtë e bën të ditur trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni i cili në një prononcim për “Shkodra Sport” shprehet se është shtuar numri i shteteve pjesmarrëse dhe në veçanti spikat kombëtarja e Italisë e cila vjen me ekipin e saj të parë, në rradhët e të cilit janë edhe medalistë europianë e kjo padyshim që do ia shtojë bukurinë ndeshjeve që do të zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
“Vitin e kaluar, Memoriali thuajse deshtoi pasi pjesmarrja ishte e vogel, por sivjet eshte krejt ndryshe. Kjo per merite te Bashkise Shkoder qe ka marre persiper mbulimin e shpenzimeve te ekipeve qe do te vijne dhe kjo na ka lehtesuar punen duke u bere ftese shume shteteve.
Deri me tani kane konfirmuar pjesmarjen e tyre kombetaret e Rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, por edhe Bullgaria, Greqia, madje edhe Belgjika e Italia. Kjo e fundit vjen me ekipin e saj kryesor, nw pwrbwrje tw tw cilit janw edhe medalistw europiane.
Padyshim qe nje pjesmarrje e tille do t’i jape me shume emocione dhe bukuri Memorialit te sivjetem sepse duhet thene qe edhe boksieret tane tashme po maten si te barabarte me kundershtaret e tyre europiane dhe kete gje do ta bejne edhe muajin e ardhshem ne ringun e “Qazim Dervishit”- ka thene ai.
Ndëkohë një pjesë e kombëtares shqiptare tashmë ka nisur përgatitjet në Shkodër për këtë eveniment të rëndësishëm dhe synimi është që disa prej pjestarëve të saj të pretendojnë për të qenë fitues në këtë Memorial, pavarësisht nivelit të lartë të kundërshtarëve.
© shkodrasport.com