Trajneri i njohur Agim Canaj ka qene i ftuar ne emisionin “Sport News” dhe nder te tjera ka analizuar edhe ecurine e kombetares shqiptare ne eliminatoret e Kampionatit Europian. Ai ka vleresuar se tepermi punen e trajnerit, por nga ana tjeter, ka evidentuar edhe tre lojtaret me te mire te kombetares tone aktualisht.
“Sylvinho është pikënisja. Askush nuk besoi te ai. Të bën përshtypje fakti se brenda një periudhe të shkurtër transformoi ekipin. Unë do ta ndaja në dy gjëra. E para, të gjithë u befasuam sesi me Poloninë ishte titullar Asani. Një pozicionim ndryshe. Më përpara ky teknik ka punuar me Mancinin, pra ka marrë nga shkolla italiane. Unë i jap një meritë shumë të madhe, pasi ky ekip këtu ka qenë. Është shumë gjë e madhe kur shikoj futbollistat që falenderojnë trajnerin për minutat.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë të shënojmë kaq shumë e të pësojmë kaq pak. Ka ditur që të vendosë diktatin. Pra, është një grup solid. Nuk dominojmë në lojë me përqindje, por me shpejtësi veprimi.
Tre lojtaret qe do te vleresoja me noten me te larte jane Bajrami, Asllani dhe Asani. Kemi shumë lojtarë në Serie A, ne duhet të insistojmë. Trajneri ka ditur të implementojë një lojë të mirë. Kemi një cilësi lojtarësh të mirë. Këtu është injektuar një profesionalizëm i madh i trajnerit. Ka rëndësi fakti që këta lojtarë kanë ditur të zbatojnë udhëzimet e trajnerit. Ky është cikël i ri.
Kemi lojtarë që nuk kanë ardhur ende nga dëmtimi. Brojën do e donin të gjithë, kemi Kumbullën që bën diferencën në mbrojtje. Çuni më ka bërë përshtypje, kemi Laçin që shënoi golin. Broja mund të bëjë diferencën. Në Euro 2024 mund të të bien Italia, Spanja, e do duhet tjetër marsh”./SHKODRA-SPORT.COM/