I kënaqur deri në njëfarë mase ka qenë trajneri I Vllaznisë në të parin prezantim të skuadrës së tij në ndeshjet miqësore. Duke folur pas ndeshjes së djeshme me Tërbunin, Agim Canaj ka shprehur disa reserva megjithatë I pyetur nga gazetarët se me këtë problematikë që e shoqëron Vllazninë, a e mendon ai se kjo skuadër mund të rrezikojë rënien nga kategoria, ai e ka mohuar kategorikisht. “NUk e kam menduar dhe as nuk e mendoj një gjë të tillë. Të ishte ndryshe unë nuk do ta kisha pranuar këtë detyrë. Sigurisht që po punojmë në disa kushte jo shumë normale sa I takon seleksionimit të skuadrës megjithatë gradualisht po hyjmë në rrugën e duhur.
Në kushte të tilla, unë besoj tek këto lojtarë. Kemi krijuar një bërthamë dhe të mos harrojmë se me përjashtim të 4 ekipeve që morën pjesë në Kupat e Europës apo dhe të Flamurtarit, ne jemi në të njëjtin hap me këto ekipet e tjera dhe nuk mendoj kurrsesi se do jemi të rrezikuar për të rënë nga kategoria. Përkundrazi, do tentojmë të ngjitemi sa më lart në renditje”- ka thënë ai. Ndërkohë I pyetur për ndeshjen me pukjanët të fituar 3-0, Canaj ka thënë: “Paraqitja e ekipit tim nuk ka qenë ajo e duhura edhe sepse vjen pas një periudhe me ngarkesa stërvitore. Jemi stërvitur intensivisht edhe paradreke dhe prandaj kjo u reflektua në fushë. Përpos kësaj, lojtarët I gërshetuam duke I ndarë disa në njërin formacion dhe disa në tjetrin. Duke I bashkuar bashkë mendoj se mund të bëjmë më mirë. Jam optimist dhe gjërat kanë për të ardhur duke u rregulluar rrugës”.
Gjergj KOLA