Tek Vllaznia ka punuar dy here si trajner dhe duket se kjo periudhe ka lene gjurme tek ai. Agim Canaj,nje nga trajneret e njohur te Superliges shqiptare jo me kot, ne 11-shen e lojtareve me te mire qe ka stervitur, ka futur edhe tre futbolliste te Vllaznise.

“Sportekspres.com” ka vijuar me serine e personazheve te njohura te trajnimit shqiptar, per ndertimin e nje formacioni me lojtaret me te mire me te cilet ka punuar dhe i rradhes ka qene Canaj.

Duke preferuar modulin klasik 4-4-2, Canaj veçon si portierin më të mirë shkodranin Armir Grima. “Unë e veçoj Grimën për karakterin e tij në fushë, jetonte në çdo situatë me skuadrën dhe i jepte kurajo e shpresë në çdo sfidë”- thote Canaj.

Ne mbrojtje Canaj ka zgjedhur nga e djathta një futbollist kroat, Dario Bodrusiç, me të cilin ai ka punuar te Dinamo. Ndërkohë në qendër ai vendos Goran Graniç dhe Arian Pishën. Ndersa në të majtë Suad Licin, nje lojtar i cili si te Vllaznia, ashtu edhe te Tirana, tregoi nivel në lojën e tij.

Qendrën e mesfushës dhe krahët e këtij formacioni, Canaj ua beson lojtarëve që kanë lënë gjurmë në futbollin dinamovit në periudhën 2000-2010. Redi Jupi dhe Paulin Dhëmbi janë dy mesfushorët e qendrës, ndërsa në të djathtë serbi Goran Vinçetiç dhe në të majtë të mesfushës vendos Ilir Qorrin, një nga protagonistët e Dinamos në atë periudhë.

Në repartin e sulmit nuk mungon kroati Pero Pejiç, i cili ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar duke qenë protagonist në çdo ndeshje. Në krah të tij Cana vendos shkodranin Vioresin Sinani, i cili është edhe shënuesi me më shumë gola të shënuar në elitën e futbollit shqiptar. “Të dy këta sulmues janë të njohur për kualitetin në repartin e avancuar. Në periudha të veçanta janë bërë protagonistë në futbollin shqiptar. Të dy sulmues race”.

Grima, Lici, Sinani, tre shkodranet e mirenjohur te Vllaznise se viteve ’90-‘2000 kane marre vleresimet e Agim Canajt, i cili ne formacionin e tij behet trajneri qe ka perzgjedhur me shume shkodrane se gjithe te tjeret.

Starova nuk ka preferuar asnje, po ashtu edhe Cungu nderkohe qe Josa zgjodhi dyshen e sulmit Sinani- Salihi. Preferenca, preferenca, megjithate Canaj deri me tani duket “me shkodran” se gjithe shkodranet.