Basketbolli shqiptar eshte shoqeruar ditet e fundit nga incidente shume te renda, te cilat kane bere qe atmosfera rreth ketij sporti te marre vemendje per keq. Legjenda e basketbollit shqiptar, Agim Fagu, ka kritikuar me ironi federatën për gjendjen ku është ky sport në vendin tonë.

I pyetur nga gazeta në cilësinë e presidentit të Shoqatës Partizani Basket, ish-presidenti i KOKSH-it e konsideroi një “xhungël” basketbollin shqiptar sot dhe hodhi shigjeta në adresë të FSHBsë se e vërteta e ngjarjeve që ndodhin janë vetëm pronë e saj dhe se çdo gjë tjetër që nuk “përpunohet” në zyrat e federatës nuk ka vlerë.

“Në ‘xhunglën’ e basketbollit tonë ka vetëm një zë, një të vërtetë, një vendim që është pronë e ‘injorancës’ së FSHB-së. Aty mund të drejtoheni dhe të merrni ‘të vërtetën’ në versionin e ‘përpunuar’ të stilit… çdo gjë tjetër nuk ka vlerë”, ishte përgjigjja e Agim Fagut për “Panorama Sport” në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tri ditë më parë.

Behet fjale per incidentin ne gjysmefinalen e femrave Partizani- Tirana, apo dhe per sjelljen e drejtoreshes se klubit Tirana ne finalen e meshkujve ndaj Beselidhjes.