Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi ka qenë krah Bledi Shkëmbit në konferencë e sotme për shtyp. Blutë luajnë nesër në 13:45 në transfertë me Kastriotin, ndërsa sulmuesi ka premtuar se ekipi do japë më të mirën në fushë. Për Ibraimin, Dinamo është klubi më i titulluar ku ka qenë në karrierë, ndërsa tregon edhe rivalët.

“Skuadra nuk është e re, përbëhemi nga lojtarët që janë të rinj. Jemi përshtatur me ekipin dhe mezi presim startin e kampioantit. Ashtu siç është vetë klubi, me autoritet nga emri, ashtu duhet të jemi edhe ne në fushë.

Është klubi me më shumë trofe ku kam luajtur, pa marrë parasysh se është liga e Shqipërisë, por edhe këtu duhet të japësh maksimumin. Ashtu siç ka emrin klubi, ato duhet të bëjmë edhe ne.

Miqësoret – Gjatë çdo dite mësoj nga të gjithë, edhe nga Shkëmbi. Çdo ndeshje ta marrim hap pas hapi, të zbatojmë çdo detyrë me sukses sepse kështu do ecim përpara, të kemi 70-80 përqind të detyrave të kryera.

Rivalët -Pamë ndeshjen e Superkupës, Vllaznia dhe Teuta janë pak më lart. Tifozët? Janë lojtari ynë i 12 dhe shpresojmë t’i kemi me vete, sepse janë diçka bonus”, tha kapiteni i Dinamos./newsport/