Vllaznia eshte duke e pritur me interes finalen e kategorise se pare ndaj Bylisit, por ne fakt e njejta gje eshte edhe ne kampin ballshiot ku pikesynim eshte fitorja e ketij trofeu.

I ketij mendimi eshte zevendestrajneri i ekipit Agim Meta i cili ne nje prononcim per “sportekspres.com” shprehet entuziast per kete gje duke premtuar fitoren.

“Në këto vite pjesë e Kategorisë së Parë, Bylisi ka treguar se është një skuadër që menaxhohet e drejtohet nga njerëz seriozë e me pasion. Sot, të gjithë aktorët e faktorët e kësaj arritje kanë të drejtë të thonë se janë bërë mirë detyrat dhe skuadra me meritë u ngjit në Kategorinë Superiore.

Duke qenë pjesë e këtij suksesi, besoj se do të ndiqet e njëjta linjë edhe në Kategorinë Superiore. Ne do luajmë për fitore ne keto ndeshjet e mbetura, pasi jemi ende në garë dhe do ta respektojmë deri në fund kampionatin. Por ne kemi edhe një synim të fundit në këtë sezon, të fitojmë finalen me Vllazninë, që Bylisi e meriton”.”, theksoi Meta.