Gjate nji udhetimi me mikun tem italian Giorgio Rosso, ndaluem ne qytetin Cesenatico (Rimini), per te kalu pak ore prane detit Adriatik. Ne nji lulishte te improvizume, ishte nji lapidar. Nji plak afrohet dhe vendose aty nji tube me lule. Kureshtja na bani te afrohena.
Ishte lapidari me statujen e çiklistit italian Marco Pantani, ciklist qe i dha Italise ne kete sport nji emen te madh!.
Me shkoi mendja tek çiklisti jone Agim Tafili, te cilin shume e kane quejtun edhe Marko Pantani shqiptar..
Agimi ka linde ne vitin 1960 ne fshatin Berdice e Siperme. Qe i vogel kishte deshire e kuriozitet te shikjoi biçikleten e madhe kineze te babes se tij si dhe biçikletat e shumta qe perdornin fshataret per te kry nevojat e jetes se tyne.Per vete largesine e Berdices Siperme prej qytetit(gati lagje e tij), bicikleta ishte mjet pune kryesor jetese. I ati, Asimi, tuej pa kete pasion te birit, i blene dhe ia dhuron atij, nji biçiklete.
Agimi me kete shkonte çdo dite ne shkolle qe e kishte 3 km larg shpise. Mesuesit tregojne se kur te gjithe nxanesit luenin lojen e dashtun te tyne,futbollin,apo lojna te tjera, Agimi pedalonte rreth e rrotull oborrit te shkolles me biçikleten e tij e ma tej, ne pushime mes oreve, merrej me pastrimin e saj.
Ishte vetem 14 vjeç, kur mesuesi i fiskultures, tuej pa te Agimi kete pasion per biçikleten zbulon talentin dhe ia rekomandon tranierit te te rijve Ruzhdi Muriqit.
Gazetari Gjergj Kola shkruen te Shkodra ne shekuj “Çiklizmi ne Berdice” ku tregon se Agim Tafili mbas 5 muej stervitje (pa mushun 15 vjeç), asht kampion i Shqipnise per te rijte, per tre vite rresht (1976, 1977, 1978) Ne moshen 18-vjeçare thirret ushtar dhe garon me ekipin e “Partizanit” tuej u shpalle fitues i Rrethit Çiklistik te Shqipnise ne vitet 1979 dhe 1980. Kete sukses e perserite (mbasi ka kry sherbimin ushtarak) edhe me ekipin e “Vllaznise” ne vitet (1981, 82, 1984 85).
(Taksisti Rudolf Guraziu qe shoqnonte garat tregonte se Agimi i lente çiklistet e tjere me diferenca te medha ne minuta, tuej mos pase rivalitet per vendin e pare)!. Ky bashke me tranierin Gani Muriqi punojne edhe per pergatitjen e çiklisteve te rij si vellai Sytkia, Brahim Sykja, Mehdi Selmani, Leonard Kola etj etj.
Ne vitin 1991, largohet prej Shqipnise, emigrant ne Greqi, ne qytetin e Patras. Ketu punon si hidraulik dhe ban pjese ne ekipin e çiklizmit te ketij qyteti (ekipi i Patras ishte nder ma te miret e Greqise). Me kete ekip arriti rezultate te nalta si dhe drejtoi edhe ekipin e te rijve.Gjate kesaj kohe,asnjihere nuk e harroi Atdheun e tij tuej e ndihmu me materiale si dhe me literature sportive çiklistike.
Ne vitin 1996, kthen ne Shqipni dhe ne Rrethin e 53-te Ciklistik, ne festimin edhe te 36- vjetorit te ditelindjes,Agim Tafili i thote mjaft “Dy rroteshit” te tij te dashtun, tuej sfidu te gjithe me rezultatin “de fakto”, kampion!…
Ne karieren e tij ai ka arkivu:
– 6 tituj kampion si individ e 7 si ekip.
– Fitues 2 here iSpartakiades Kombetare si individ e 3 here si ekip.
– Fitues 8 here ne anketen “10 sportistet ma te mire”
– Ne rrethin ciklistik te 29-te te Turqise zuni vendin e dyte.
– Pjesmarres ne Kampionatin Botnor ciklistik te Hollandes (1979) dhe ne ate te Siçilise (1994).
Ne vitin 2012, prej nji semundje te veshtire, qe i filloi ne tiroide dhe shpejt ju perhap edhe ne mushkni,Agim Tafili, çiklisti qe i dha emen Shqipnise eqytetit te tij te biçikletave,Shkodres, ne ate dite te ftofte tragjike te 15 janarit, u nda prej jetes!
Luke Luka