Agim Tafili është përcjellë sot për në banesën e fundit teksa trupi i tij është prehur tashmë ne varrezat e fshatit te tij te lindjes- Berdice sepse kjo ishte kerkesa e tij. Para se te ndodhe kjo, ne sallen e Prefektures Shkoder, jane organizuar nga klubi Vllaznia dhe Bashkia Shkoder homazhet ne nderim te kesaj figure te madhe te sportit shkodran dhe atij shqiptar. Shkodranet ne kete menyre i dhane lamtumiren e fundit kampionit te tyre, por nje lamtumire e perkohshme sepse garat e tij, sukseset dhe gjithçka tjeter ai ka arritur ne karrieren e tij, do mbesin gjate ne mendjen e te gjithe neve.