Agim Zeka do të jetë lojtari më i ri i Partizanit. 25-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është pikërisht profili ku Orges Shehi ka kërkuar përforcim.
Zeka ishte lojtar i Erzenit prej 1 viti, ndërsa konsiderohet nga nesër lojtar i lirë. Gjatë edicionit të fundit shënoi 5 gola dhe asistoi 4 të tjera në Superiore.
25-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e Kombëtares. Po ashtu mbahet mend për transferimin nga Skënderbeu te Lille në vitin 2016 për shifrën e 300 mijë eurove.
Afrimi i tij do të ishte i treti për Partizanin gjatë kësaj merkato vere. Më parë janë transferuar sulmuesi Piloto nga AC Escaldes dhe Zguro që e mbylli te Struga.