Agjentët e futbollistëve kanë marrë ditët e stome një rol gjithmonë e më vendimtarë në transferimet e futbollistëve. Ata kërkojnë t’i lëvizin shpesh lojtarët nga një klub në tjetrin, ndërsa janë në ndjekje të interesave ekonomikë jo vetëm të atyre që përfaqësojnë, por edhe të vetes së tyre.
Një ndër rastet më konkretë është ai i Mino Raiolës, agjent i shumë yjeve, i cili për të mundësuar transferimin e lojtarit që përfaqëson pretendon të përfitojë miliona nga komisionet.
Duke parë rolin e tyre dhe përfitimet, revista prestigjioze Forbes ka bërë edhe klasifikimin e agjentëve të cilët përfitojnë më shumë, dhe vendi i parë habit, pasi aty nuk është Mino Raiola.
Kryesimi mbahet nga anglezi Xhonata Barnes, i cili është në krye të agjencisë Stellar Group. Një agjenci e cila gjeneron 128 milionë dollarë të ardhura nga komisionet në transferimet e lojtarëve.
Shoqëria e cila kryesohet nga Barnes ka nën menaxhimin e saj emra si Bejl, Saul Niguez apo portierin e Juventus, Shezni. Pas tij renditet Skot Boras i cili është agjenti i bejsbollit, i cili gjeneron 106.5 milionë euro nga komisionet.
I treti është Horge Mendez. Agjenti portugez i cili njihet për menaxhimin e Ronaldos fiton 105 milionë euro nga komisionet. Ndërkohë, në listën e Mendez gjenden edhe emra si Bernardo Silva, Kanselo apo Hames Rodrigez.
Vetëm vendi i pestë për Mino Raiolën. Agjenti i emrave si Pogba, Donaruma, Ibrahimoviç, Verrati, De Ligt apo Insinje, përfiton nga komisionet 63 milionë euro.