Zlatan Ibrahimoviç është një futbollist, që nuk lë askënd indiferent ndaj tij. Suedezi, të hënën i ka befasuar ndjekësit e vet në rrjetet sociale me një foto, përmes së cilës zbulon qëllimin e tij të radhës, të kapërcejë nga fushate blerta në botën e filmit dhe kinemasë.

Duke jetuar në Los Anxhelos, pas nënshkrimit në MLS, Ibra nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të hyrë në botën e kinemasë. Ai ka postuar një fotografi në rrjetet e tij sociale, ku duket me një puro në dorë, si të ishte James Bond .

“Agjenti 007”, shkroi sulmuesi i njohur si status të fotos, ku pozon duke pirë një cigare dhe i veshur me një kostum në stilin e James Bond, spiunit më të famshëm në kinema.

Mbetet të shohim nëse Zlatan do të bëhet pjesë e kinemasë, sapo të njoftojë tërheqjen nga futbolli. Sidoqoftë, nuk do të ishte futbollisti i parë, që i hyn kësaj rruge, sepse e ka bërë më parë Vinnie Jones dhe Pelé, në “Escape to Victory”./telesport/