Real Madridi pritet që të jetë shumë i ngarkuar gjatë afatit kalimtar veror. Ndonëse shanset e tyre për të transferuar Alphonso Davies nga Bayern Munich po veniten, e njëjta situatë nuk vlen edhe për Trent Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, që do të thotë se brenda pak javësh, ai mund të nis zyrtarisht bisedimet me klubet tjera. Real Madridi është në mesin e atyre klubeve dhe para se të ndodhë kjo, ai tashmë po merr këshilla nga bashkëvendësi i tij Jude Bellingham, sipas mediumit spanjoll Relevo.

Bellingham po punon shumë në këtë drejtim për ta bindur Alexander-Arnold që t’i bashkohet atij tek Real Madridi, duke i thënë të mos nënshkruajë kontratë të re tek Liverpooli.

Në këtë mënyrë, ai do të mbetej lojtar i lirë në treg dhe ‘Los Blancos’ do të ishin në gjendje ta transferonin si lojtar të lirë. Do të jetë mjaft interesante për të parë situatën e reprezentuesit anglez gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.

Real Madridi është i etur për të siguruar shërbimet e tij, sidomos pas lëndimit të rëndë të Dani Carvajal dhe paraqitjeve të Lucas Vazquez./Telegrafi/