Në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë present për asnjë moment në mbledhjen e Këshillit Bashkiak por sigurisht që është informuar nga të pranishëm aty se çfarë ka ndodhur. Shtyrja e vendimit dhe tërheqja e dyshes Amuli- Radovani, duket se nuk ia kanë prishur humorin Agron Çelës. Përkundrazi, ai në prononcimin e tij për “Sporti Shqiptar” është shprehur po aq entuziast edhe për mbledhjen e ardhshme të 9 janarit.

“E prisja se gjërat mund të shkonin kështu. Ua kisha  thënë se do vendoste Këshilli Bashkiak dhe meqë anëtarët e tij kanë qenë të paqartë për procedurat ligjore, ishte normale të shtyhej. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë problem për mua. Thjesht na ka prishur pak punë sa I takon planeve për të ardhmen sepse do na reduktohet koha që do kemi në dispozicion për të bërë ndryshimet në skuadër”- ka thënë ai. Ndërkohë, I pyetur mbi tërheqjen e dy kolegëve të tij Amuli e Radovani në rast të mosnjohjes së kontributeve financiare, Çela është përgjigjur: “Mund t’u konfirmoj se sëbashku me Amulin e Radovanin jemi në të njëjtat pozita dhe jemi sërish me të njëjtin predispozicion për  të marrë Vllazninë edhe pas mbledhjes së sotme (djeshme). Vetëm kaq mund t’u them për momentin”.

www.shkodrasport.com