Saktësisht deri sa të ketë një vendim zyrtar të Bashkisë nuk mund të thuhet se sa biznesmenë janë të interesuar për të marrë Vllazninë. Aktualisht nga sa mësohet nga burimet brenda Bashkisë së Shkodrës, janë shfaqur tre biznesmenë të cilët janë të gatshëm të marrin ekipin. Trashani në vetë pozicionin që është nuk mund të japë emra por pranon se ato do të jenë biznesmenë të njohur në qytetin e Shkodrës.
“Sigurisht që nuk mund të them emra pasi jemi në kuadrin e interesimeve. Di të them që Vllaznia në qoftëse vendoset ti kalohet biznesmenëve do të bëhet për biznesmenë të njohur”, shprehet Trashani. Sipas informmacioneve të parët që qëndrojnë dhe kanë realizuar një grupim janë ish-dontaroët e Vllaznisë. I pari është ish-presidenti Agron Çela i cili së bashku me ish-donatorët Xhevdet Amuli dhe Paulin Radovani mund të marrin si një grup donatorësh në përdorim ekipin shkodran. Gjithsesi këto janë emrat e parë që flitet të marrin ekipin shkodran përsa i përket biznesmenëve nga Shkodra. Kjo për shkak se nga burime të ndryshme mësohet se përveç biznesmenëve të sipëpërmendur ka shfaqur interes dhe një biznesmen nga Tirana. Nuk arrihet të mësohet më shumë se kush mund të jetë saktësisht për shkak se çdo gjë po mbahet e fshehtë në kampin shkodran.
Problematika
Përveç emrave të sipërpërmendur në Shkodër kanë filluar të përmenden dhe emrat e disa biznesmenëve të tjerë të cilët mund jenë të interesuar. Në bazë të kontaktimeve mësohet se ka shumë biznesmenë që nuk kanë informacion në qoftëse drejtuesit e Bashkisë janë të hapur për të lënë në përdorim skuadrën. Ndaj dhe kanë kërkuar një informacion më të detajuar. Gjithsesi siç duket disa gjëra dhe janë kopsitur përpara se drejtues të Bashkisë së Shkodrës të bënin të ditur publikisht se janë të gatshëm të lëshojnë në përdorimin ekipin e Vllaznisë.
Shtyrja e mbledhjes preteks për trajnerin e sëmurë
Shtyrja që drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë bërë për ditën e hënë duket se është gjetur si preteks gjendja gripale e trajnerit Shpëtim Duro. Përveç deklaratës së trajnerit i cili nuk ka patur një ftesë dhe drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë qëndruar të qetë në lidhje me këtë fakt. Kjo ka bërë që të nga burime brenda ekipi të mësohet se shtyrja e mbledhjes nuk është bërë me qëllim së trajneri e kishte të pamundur për të marrë pjesë. Por shtyrja e takimit ka si qëllim ti krijojë dhe disa ditë kohë drejtuesve të ekipit të bisedojnë me biznesmenët e interesuar për të marrë drejtimin e Vllaznisë e sigurisht më pas për të marrë një vendim akoma më të saktë. Kjo për shkak se në qoftëse do të zhvillohej mbledhja dhe do të merreshein vendimet në një kohë kur mendohet kalimi në përdorim në fund të muajit nuk do të kenë asnjë efekt. Gjithsesi deri të hënën në kampin shkodran pritet të ketë shumë zhvillime të cilat mund të sjellin të reja të rëndësishme në stafin drejtues të ekipit.
Anton ZALLI