Në historinë e futbollit shkodran ka patur shumë emra të cilët kanë lënë gjurmë, natyrisht dikush më shumë dhe dikush më pak, por secili ka dhënë kontributin e tij për arritjen e sukseseve të tij. Ne do të ndalemi tek një emër i cili ka qenë pjesë e tij, ndonëse jo për shumë kohë, pikërisht Agron Gjyrezi.
Ai lindi më 20 mars 1965 në Shkodër dhe u rrit nè njè nga lagjet mè tè vjetra dhe mè sportdashèse tè qytetit tonè, nè lagjen Rus e cila ka nxjerr nga gjiri i saj talente tè shumta edhe nè sport. Agron Gjyrezi ishte një njeri i shkëlqyer që në fakt u nda nga jeta në moshë shumë të re.
U rrit dhe u edukua nè njè nga familjet mé tè vjetra dhe mè me tradita tè Shkodrès, nè atè tè Giyrezve. Nè moshèn 13- 14 vjeçare fillon aktivitetin sportiv dhe aktivizohet rregullisht me tè rinjtè e Vllaznisè. Pèrzgjedhjen e tij e ben trajneri i njohur Ramazan Ragami.
Nè vitin 1980 fillon shkollen e mjeshtrise se futbollit nè Tiranè. Gjatè 4 viteve nè kètè shkolle dallohet pèr lojè korrekte dhe disiplinè sportive duke luajtur si mbrojtès i qendrès dhe i krahut. Nè vitin 1984 fillon studimet nè ILKF “Vojo Kushi” dhe me Studentin, zè vendin e tretè nè kampionatin e Shpresave, dhe thirret disa herè me kombètaren e kèsaj moshe.
Pasi mbaron studimet e larta emèrohet mësues nè Shkodër dhe fillon aktivizohet me Vllazninè, por kuptohet që konkurrenca e madhe në ato vite, bëri që ai të mos luante aq sa duhet. Përpos kësaj, ai pëson një dëmtim të rëndë dhe detyrhet ta lërë shpejt futbollin e luajtur, por nuk do të largohej prej tij.
Nè vitin 1989 do të emërohej trajner i Veleçikut të Koplikut duke zëvendësuar të madhin Sabah Bizi. Agroni me punën e tij profesionale, arrin ta bëjë këtë skuadër pretendente për t’u ngjitur në kategorinë e parë. Gëzonte respekti e të gjithëve.
Në drejtim të skuadrës koplikase do të qëndronte për tre sezon, e më pas largohet nga futbolli sepse do të niste një karrierë të re, atë të uniformave blu. Në vitin 1994 u emërua shef i komisariatit të policisë, fillimisht në Delvinë dhe më pas në Pogradec, vend ku dhe ra në krye të detyrës më 15 korrik 1996.
Agron Gjyrezi është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, është dekoruar me medaljen “Shqiponja e Artë” me dekret të Presidentit të Republikës, e po ashtu edhe “Qytetar Nderi” me vendim të Këshillit Bashkiak Shkodër në vitin 1998. Kuptohet që ai mund të mbahet mend edhe për detyrën e tij në të cilën dha dhe jetën, por në Shkodër të gjithë e kujtojnë si futbollist, e po ashtu në Koplik si trajner.
Gjergj KOLA