Agustin Kola, ish-sulmues dhe trajner i Tiranës, i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në ABC News, ka folur për derbin e kryeqytetit. “Pashë një ndeshje të bukur, derbi dhe ambient të bukur.

I përgëzoj të dyja tifozeritë, pasi nuk pati asnjë problem. Derbit nuk i dihet për asgjë. Trajnerët që kanë qenë mund të flasin për presionin. Të dyja ekipet janë me emër dhe detyrimisht ka presion”, tha fillimisht Kola.

“Të them diçka për presionin. Edhe Ahmataj tha. Kush e bën, ta thotë. Edhe i Juventusit dhe Barcelonës ka. Ai është trajneri pra, të mbajë presionin. Këta nuk thonë asgjë. Ahmataj edhe tha, edhe nuk tha. Të dalin të flasin. E kam thënë 1 milionë herë”, shtoi ish-sulmuesi.

“Sa stërvitje bëhen në ditë? Dy orë? Stërvitja është baza. Bota nuk bën njëherë në ditë. Po më luani mendsh me dy orë në stërvitje. Një herë t’i flasësh, një orë të bësh stërvitje.”, tha Kola, në debat e sipër me të pranishmit në studion e “Pressing”. /abcnews/