Kamza ka marrë një pikë të rëndësishme në transfertën në Shkodër, teksa ka barazuar pa gola ndaj Vllaznisë.

Kjo pikë i shërben më tepër ekipit të Ahmajt, që vazhdon të mbaj pas vetes me 2 pikë shkodranët.

Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i Kamzës, Ahmataj është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij, duke u shprehur se ekipi i tij e ka vetë në dorë objektivin e mbijetesës.

“Skuadra jonë nuk po pëson më gola. Kishim shanset për ta fituar ndeshjen, por nuk ia kemi arritur sepse Vllaznia ka luajtur një takim me të gjitha forcat.

Në një moment të tillë të vështirë që është Vllaznia, kjo situatë ndikon edhe në vendimet e arbitrave.

Megjithatë unë nuk dua të diskutoj vendimet e tyre. Pika ndaj Vllaznisë na jep moralin dhe kemi çdo gjë në këmbët tona.

Ne duhet të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura dhe nuk ka nevojë për pushim.

Nuk kemi për objektiv t’i bëjmë keq Vllaznisë apo Teutës, por duhet të marrë vetëm me skuadrën tonë.

Në Shkodër ishim të cunguar edhe nga mungesat. Do të ishte fat nëse do të kisha grupin e plotë, pasi në këtë pjesë të kampionat ndihen mungesat për shkak kartonash dhe dëmtimesh.

Unë shpresoj vetëm që të mos na mungojë pika kyçe e kampionatit”, është shprehur Ahmataj. /vipsport/