Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, mendon se ekipi i tij është i vetmi që bën futboll të vërtetë, ndërsa të tjerët luajnë për inerci.
Në “Gol pas Goli”, ai deklaroi se ekipi i tij kishte vuajtur problemet e dëmtimeve të shumta.
Për humbjen e sotme ndaj Laçit
Po të ishte ndeshja e fundit, do të ishte tragjike se mund të binim, por kemi edhe një shans tjetër.
Ju e patë tensionin që ishte në fushë te disa futbollistë të rinj. Ata me eksperiencë ditën ta mbanin presionin, të rinjtë jo. Të rinjtë duhet t’i bëjnë gjërat drejt, siç duhet.
Për ndryshimet nga dëmtimet
Dëmtimi i Idrizajt në nxemje na prishi shumë punë, na krijoi konfuzion në goditjet standarde se i kishim përgatitur me të. Ishte fati i keq.
Nuk patëm asnjë shans të ndryshonim nga dëmtimet, në fund edhe Zefin e nxorëm mbrojtës.
Me gjithë këto gjëra duhej ta kishim menaxhuar më mirë fundin e ndeshjes, entuziazmi e çoi skuadrën në një pikë që nuk duhej të shkonte.
Gabimi te goli i dytë i Laçit
Ishte një dizekuilibër në fund, vjen nga lodhja që bën të vetën.
Si e sheh vazhdimësinë
Ky ishte futboll shumë i vërtetë, dy skuadra në garë, për të cilat gara vazhdon. Te skuadrat e tjera gara ka mbaruar, ndeshjet vazhdojnë për inerci.
Mbyllet gara, ka skuadra që kanë arritur objektivin dhe nuk u shërben për asnjë gjë. E kam për ndeshje të tjera, jo për ndeshjen tonë.
Mungesa e gjuajtjeve në portë
Mungesa e Plakut, sulmuesit kryesor ka një përqindje të madhe për të shkuar përpara. Mungesa e një sulmuesi tjetër, na penalizmi. Puna që duhej të bënte sulmuesi mungoi.