Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas fitores me përmbysje ndaj Dinamo City. Ahmataj deklaroi se skuadra e kërkoi fitoren gjatë gjithë takimit, ndërsa shtoi se pësuan dy gola aksidentalë.Ai tha se gjatë kësaj kohe, nuk i është frikësuar shkarkimit, duke thënë se është me meritë në punën që bën.
“Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fitonim mbarë. Presioni ndikon në lojë. Rasti i golit të parë nuk u interpretua mirë. Luajtëm mirë dhe kërkuam fitoren gjatë gjithë takimit. E bëmë mirë presionin, pavarësisht dy golave aksidentalë të pësuar. Duhet të punojmë shumë për të evituar këto dy gola të pësuar.
Kjo periudha e shkëputje s së kampionatit, nuk na ka ndikuar pozitivisht te vigjilenca e lojtarëve. Kjo i jep një ftohje lojtarëve për përqendrimin. Këto do i përmirësojmë në të ardhmen.
Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe akoma nuk janë në 100% e tyre. Pavarësisht se po shkojnë te goli, duhet të shkojnë te forma sportive. Të gjithë duhet të jemi bashkë. Lojtarët e futur nga stoli i dhanë një dorë skuadrës për të fituar. Na duhet qetësi dhe punë për të ecur përpara. Të mos e ndjejmë presionin e rezultatit, këtë e merr përsipër trajneri.
Deri këtu ku jam, nuk kam arritur se më ka ndihmuar njeri. Kam arritur me punë dhe meritë. E kam merituar dhe e meritoj këtë vend. Nuk i jam frikësuar kurrë shkarkimit. Më ka shqetësuar vetëm stabiliteti i skuadrës.
Mendoj që afrimet e janarit janë me pikatore. Nuk mendoj se ka prurje të mira në janar. Kemi parë disa pista, por do i marrim vetëm nëse na plotësojnë atje ku na duhen. Skuadra ka shumë potencial. Ne po përdorim shumë lojtarë të akademisë.
Patrik është bashkuar me skuadrën, por i duhen minimalisht 2 javë, që të jetë gati. Patrik është një blerje për ne”- eshte shprehur Ahmataj.