Gara për titulli, rivaliteti ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, efekti derbi dhe Vllaznia, janë temat kryesore në këto momente në futbollin shqiptar.
Julian Ahmataj, trajner dhe specialist i mirënjohur, në një intervistë për “News 24” analizoi në detaje ekipet kryesore, kë sheh si favorit dhe ku pritet të vendosen fatet e këtij sezoni.
Ahmataj theksoi se Tirana i ka të gjithë parametrat për të qenë kampion, këtë e vërtetuan edhe një herë përballë Kastriotit ku morën një trepikësh me forcë dhe karakter.
Ahmataj besoj se derbi i tretë sezonal do të jetë deciziv në garën për titull, por nuk duhet harruar as Vllaznia, një skuadër që ne letër ka shumë potencial.
“Tirana tregoi forcë karakteri, i kanë të gjithë parametrat për të qenë kampion. Tirana e ka skuadrën më të fortë nga të gjithë rivalët. Derbi i tretë është deçiziv, sepse është periudha ku vendosen objektivat. Tirana ka avantazh pikët. Derbi vlen 3 pikë.
Unë shoh Tiranën më lart në raport me Partizanin, sepse kanë një grup shumë të mirë, shifrat flasin, ka shënuar më shumë, ka pësuar më pak. Partizani? Isha i bindur që do kthehej. Do jetë një garë e fortë deri në fund. Në këtë kampionat nuk ka kalendar “ferri” apo kalendar të lehtë.
Vllaznia? Është një skuadër që luan futboll, por është skuadër që kalon në eufori. Balaj kërkohej nga të gjithë, është luks për Vllazninë. Vllaznia ka shumë potencial në letër. Tani fillon një garë e re për të gjithë”.