Nga Maringlen ZHIVANI
Ne historine e Vllaznise ka patur shume emra, te cilet kane lene gjurme. Njeri prej atyre qe u nda nga jeta se fundmi eshte Paulin Ndoja, i cili ka dhene nje kontribut te madh qe klubi i Vllaznise te jete nje nga me te titulluarit ne Shqiperi. Ish-portieri Ahmet Meta, i cili ka qene shok ekipi me Paulin Ndojen, ne nje interviste per “Shkodra Sport” tha se ndihet i privilegjuar qe ka qene rezerve e nje legjende te portes shkodrane.
“Te them te drejten u befasova kur me lajmeruan qe eshte ndare nga jeta nje nga shoket e mi, qysh ne femijeri. Me erdhi shume keq, me ra si nje bombe e vertete. Me Paulin Ndojen jam njohur qysh me moshat e Vllaznise. Kam qene rezerve e tij. Paulin Ndoja, ne moshen 20-vjecare, u thirr ne ekipin e pare te Vllaznise dhe kontribuoi ne fitimin e Kupes se pare qe fitoi Vllaznia ne 1965-en. :
Pastaj, Paulini vazhdoi me ekipin e pare. Une vazhdova me ekipin e te rinjve. Jam shume i privilegjuar, shume i kenaqur qe kam qene rezerve e nje legjende te portes shkodrane. Me Paulinin kam ndare shume kujtime, te cilat nuk do t’i harroj asnjehere. Paulini ishte nje nga ato portieret qe te bente per veti, me ata gjestet e tij, me ata pritjet e tij, me ate shpirtin luftarak, me ate besimin qe kishte, me ate qe asnjehere nuk dinte te dorezohej.
Paulin Ndoja dha nje kontribut te vyer me ekipin e Vllaznise. Ai po te ishte nje nder si te gjithe te tjeret ne jete, do te ishte nje nder portieret me te mire te Republikes se Shqiperise, por sistemi e denoi dhe e persekutoi”,-tha Ahmet Meta.(www.shkodrasport.com)