Zëvendës-presidenti ekonomik i Barcelonës, Eduard Romeu, ka folur rreth thashethemeve që e lidhin Lionel Messin me një rikthim në Camp Nou.
Duke humbur ndaj Cincinnati të dielën, Inter Miami humbi të gjitha shpresat për të luajtur në play-offin e Mayor League Soccer (MLS).
Si i tillë, Messi do të jetë pa lojë në nivel klubi nga fundi i tetorit deri në shkurt, dhe një tjetër valë e thashethemeve për një rikthim te Barcelona është shfaqur.
Duke folur për shtypin në fillim të kësaj jave, zëvendës presidenti ekonomik i klubit katalunas, Eduard Romeu, e ka trajtuar këtë çështje.
“Kthimi i Messit? Ne duam ta nderojmë Leon kur rrethanat janë të përshtatshme. Ai e meriton dhe ne po e presim me padurim. Pjesa tjetër janë vetëm spekulime që nuk i diskutojmë”, ka thënë Romeu.
Ajo që donte të thoshte Romeu, është se Barça nuk po përpiqet të ri-nënshkruajë yllin argjentinas. Megjithatë, ata duan të organizojnë një lojë nderimi për Leon.
Joan Laporta, si dhe presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas i premtuan Messit një lamtumirë të duhur nga Barcelona.Ndeshja falënderuese thuhet se është planifikuar për sezonin 2024/25, kur klubi do të festojë 125-vjetorin e themelimit. /Telegrafi/