Shqipëria do presë sonte në “Air Albania” të Tiranës, Poloninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Katar 2022.

Një takim që do shohë pas shumë kohësh në Shqipëri, një stadium të mbushur në kapacitetin e tij të plotë. Do jenë plot 22 mijë tifozë të pranishëm sonte në stadium.

Kjo duke bërë që të thyhet protokolli i sigurisë së Covid-19, që nuk lejon më shumë se 30-40% të stadiumit të ketë tifozë.

E ndoshta për këtë ndeshje kaq të madhe diçka e tillë pritej, por ndoshta ky mund të jetë një sinjal edhe për vazhdimësinë e sezonit futbollistik.

Ndoshta edhe në kampionatin tonë të Superligës mund të ketë një rikthim të plotë të tifozëve në tribuna. Diçka që ndoshta mund të vijë në javët në vijim, duke parë edhe problematikën me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë.
Endri ÇINARI