Kryendeshja e javes se trete te kampionatit 5×5, ajo ne mes “Air Albania” dhe “MFC Panthers” ka dhuruar vertete spektakel duke kenaqur tifozet e shumte te pranishem ne kompleksin sportiv “Lici” mbremjen e sotme.
Ne fund te saj, ka qene ekipi “Air Albania” qe ka fituar me rezultatin 4-3 dhe kesisoj pas javes se trete te kampionatit, ai vazhdon te kryesoje i vetem dhe me pike te plota renditjen e kampionatit.
Ne fakt, ka qene ekipi “MFC Panthers” qe kaloi i pari me ane te nje goli te shenuar nga portieri Fatjon Nutaj dhe kjo krijoi pershtypjen se ai do ta kontrollonte lojen por nuk ka ndodhur keshtu.
Ne pjesen e pare do te barazonte Haris Lika per “Air Albania” ndersa Ergi Borshi do te shenonte golin e dyte dhe kesisoj kjo pjese do te mbyllej me rezultatin 2-1 ne favor te tij.
Ne pjesen e dyte do te shenonte edhe dy gola me ane te Admir Mehjes dhe Sajdi Gurit duke e çuar rezultatin ne 4-1 dhe u mendua se ketu perfundoi ndeshja, por nuk do te ndodhte keshtu.
Ne minuten e fundit, “MFC Panthers” do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit me ane te Redi Osmanages dhe Irlind Zajes, por vetem kaq sepse ketu do te mbyllej gjithçka me fitoren 4-3 te “Air Albania”. Per te ndjekur kete ndeshje, kishin ardhur nga Tirana edhe perfaqesues te FSHF-se qe kane mbetur te befasuar nga organizimi dhe interesimi i shkodraneve per kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/