Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zyrtarizoi dje se stadiumi i finales së Conference League do të luhet në “Air Albania Stadium”. Liga e re Europiane do të nisë sezonin që vjen dhe në të do të marrin pjesë skuadrat më të mira, për të vendosur më pas edhe fituesin që do të luhet në impiantin shqiptar.

Për FSHF-në, kjo është një arritje e madhe, teksa kujtojmë se Federata hoqi dorë nga Superkupa e Europës për t’u përqëndruar vetëm te Confernece League, event që edhe e fitoi.

Në lidhje me këtë ngjarje, zëvendësministri grek i Kulturës dhe Sporteve, Lefteris Avgenakis ka sulmuar Komitetin Ekzekutiv të Federatës Greke të futbollit, pasi kishte hequr nga lista stadiumin e Kretës, duke u përqëndruar te ai I AEK, që ende nuk ka përfunduar.

“Disa njerëz mund të ndihen krenar në Komitetin e Federatës së Sportit. Ata hoqën kandidimin e stadiumit të Kretës që ishte favorit I padiskutuar, duke ia lënë finalen Shqipërisë”, shkruan ai në rrjtete sociale./newsport/