Klubi i Ajaksit goditet rëndë nga COVID-19 një ditë para ndeshjes kundër Midtjylland në Ligën e Kampioneve.
Klubi holandez ka udhëtuar sot drejt Danimarkës me vetëm 17 lojtarë, pasi pjesa më e madhe e futbollistëve kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit që u kryen sipas protokollit të UEFA-s.
Klubi bëri të ditur se 11 futbollistë kishin dalë pozitiv në testet e fundit dhe ishin izoluar menjëherë sipas rregulloreve shëndetësore në vend, edhe pse nuk shfaqnin situata shqetësuese.
Por kjo kufizonte ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për trajnerin Ten Hag dhe ky i fundit ishte detyruar që të udhëtonte për duelin e nesërm me vetëm 17 futbollistë në dispozicion.
Sipas rregulloreve të UEFA-s, nëse një skuadër ka të paktën 13 lojtarë dhe 1 portier negativ, ajo duhet të vazhdojë sipas planit pjesëmarrjen në aktivitet.
Për sa koëh që autoritetet shëndetësore në Holandë nuk kanë kërkuar izolimin e plotë të ekipit, Ajaksi ka qenë i detyruar që të udhëtojë për këtë sfidë. /vipsport/