Ajax do të jetë mikeprites i Juvenusit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajax dhe Juventus do të përballen më 10 prill më ‘Johan Cruijff Arena’.

Biletat e dala në treg për çerekfinalen e UCHL janë shitur në vetëm 40 minuta, çka tregon dhe urinë e madhe të tifozëve, por edhe besimin e tyre ndaj skuadrës, e cila në fazën e 1/8-ave eliminoi Realin e Madridin, kampionin në fuqi të kompeticionit.

Ajax do të tentojë ta fitojë përballjen ndaj Juventusit, por këta të fundit janë në formë të lartë, pasi e eliminuan Atletico Madridin nga 1/8 e finales.