Te Ajaxi pritet të ketë një “eksod” largimesh në merkaton verore për shkak të arritjeve të jashtëzakonshme që regjstruar këtë sezon në Holandë (kampionat dhe kupë) dhe Europë (Champions League).

Mesfushori-sulmues Hakim Ziyech me shumë gjasa do të largohet nga “harkëtarët” teksa në drejtim të klubit pritet një ofertë e majme për ta lëshuar 26-vjeçarin. Lajmin e konfirmon drejtori i klubit Marc Overmars.

“Ai largohet kur vjen oferta nga një klub i madh. Është në qendër të vëmendjes për shkak të arritjeve të tij në Ligën e Kampionëve. Ne i premtuam Hakimit se do të biem dakord për një transferim të mirë”, deklaroi Overmars.

Vlera e marokenit në treg është rreth 35 milionë €, por kjo shifër mund të shumëfishohet në varësi të kërkesë së klubit dhe oferave nga gjigantët e futbollit. Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool janë rreshtuar për të marrë shërbimet e Ziyech-it, ku bavarezët shihen si favoritë për të fituar kartonin e tij./newsport/