Klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbremjen e sotme mbylljen e bashkepunimit me futbollistin Alfred Ajdareviç. Kuptohet qe deshira e te dy paleve ka qene qe gjerat te vazhdonin, por duket se keto pese muaj nuk sollen ate çfare pritej per te dy palet.

Por ndarja duket se ka qene shume e mire dhe si rrjedhoje perpos klubit shkodran qe e falenderoi per kontributin, edhe vete lojtari permes nje statusi ne instagram i ka falenderuar te gjithe ne Shkoder.

“Faleminderit për kohën time këtu në këtë klub, ju uroj suksese dhe shpresoj të jeni kampion në të ardhmen, forza Vllaznia! Tani është koha për të reflektuar dhe motivuar për të ardhmen”!

Ajdareviç luajti vetëm 8 ndeshje në kampionat, 2 në Kupë dhe 83 minuta në “Final 4” dhe gjatë aventurës së tij me Vllazninë, regjistroi vetëm 1 asist. Pikerisht keto statistika kane bere qe ky bashkepunim te nderpritet./www.shkodrasport.com/