Nga Endri ÇINARI
Shqipëria U-21 do zbresë në fushë në orën 17:00 të ditës së sotme. Kuqezinjtë e vegjël do luajnë sfidën e rradhës për kualifikueset e Europianit. Kështu me ndeshjen që do zhvillohet pas pak minutash në “Air Albania” kundër Finlandës, ekipi i Bushit ka mundësi ti bashkohet garës për kualifikim në turneun madhor.
Në kuotën e 9 pikëve, Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 9 pikë. Aktualisht grupin E ku janë kuqezinjtë e kryeson Zvicra me 11 pikë, helvetër ndiqen nga Rumania dhe Shqipëria me nga 9 pikë secila. Prandaj edhe dueli i sotëm kundër skandinavëve shikohet si shumë i rëndësishëm. Për këtë ish-sulmuesi i njohur ka zyrtarizuar edhe 11-tshen titullare që do zbresë në “Air Albania”.
Kështu nga porta do e nisë Simoni, i cili aktivizohet në rradhët e Frankfurt në Gjermani. Në mbrojte nga e djathta në formacion ndodhet edhe futbollisti i Vllaznisë, Geralb Smajli. Në qendër të prapavijës do jenë Dajko dhe Gjini e ndërsa majtas do luajë Bajrami i Benficas.
Në mesfushë do jetë kapiteni i skuadrës Berisha. Lojtari i Lecces do shoqërohet edhe nga Feta dhe Pajaziti. Nga krahët e Kurtulan dhe Buxhelaj do mbështesin Shpendin./www.shkodrasport.com/