Pas nje serie te gjate fitoresh, Vllaznia U17 eshte ndalur paraditen e sotme me nje barazim ne ndeshjen e rradhes per kampionat teksa ndaj Akademise se Futbollit ne Kamez ka sigluar shifrat 3-3, me vendasit qe arriten te shenojne golin e barazimit ne minuten e 95-te te ndeshjes.
Ka qene Akademia ajo qe ka kaluar e para ne avantazh me ane te futbollistit Rata ne minuten e 10-te dhe shkodranet reaguan menjehere duke e shtuar presionin ne kerkim te golit te barazimit i cili ka ardhur ne minuten e 38-te. Madje ka qene nje autogol i Billes qe ka slgluar rezultatin 1-1 ne fund te pjeses se pare.
Ne minuten e 74-te do te ishte sulmuesi Gerald Kubazi qe do te dyfishonte shifrat per Vllaznia U17, por vetem pak minuta me vone Tota do te barazonte per Akademine e Futbollit. Ne minuten e 90-te nderkohe sulmuesi Kapllanaj do te shenonte golin e trete per ekipin shkodran dhe ketu u duk se ndeshja do te perfundonte.
Por nuk do te ndodhte keshtu. Arbitri do ta shtonte shume minuta ndeshjen dhe ne te 96-ten do te ishte Doka qe do te barazonte per vendasit duke bere qe i gjithe takimi te perfundonte ne shifrat e barabarta 3-3.
Pavaresisht ketij barazimi, Vllaznia U17 pas javes se 14-te te kampionatit, vazhdon te kryesoje e vetme renditjen duke treguar se eshte per momentin skuadra per t’u mundur e ketij kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/