Hansi Flik ka trashëguar një bazë lojtarësh të rëndësishëm që janë trajnuar në radhët e të rinjve të klubit të Barcelonës (La Masia), shumë prej tyre, nën drejtimin e Ksavit në ekipin e parë.barcaNisur nga kufizimet ekonomike, trajneri gjerman ka në dispozicion një brez lojtarësh të rinj, disa më të konsoliduar, me të cilët mund të formojë një formacion titullar konkurrues. Flik edhe ai ka pjesën e vet, pasi u ka dhënë dorën të rinjve.
Gjatë fazës përgatitore, trajneri gjerman testoi të gjithë lojtarët në dispozicion, duke vlerësuar përshtatjen e të rinjve.
Në debutimin e tij zyrtar në La Liga, ai zgjodhi 5 lojtarë nga akademia e Barçës, duke treguar vullnetin e tij për t’i dalë në krah.
Formacioni i preferuar i Flik, 4- 2-3-1, përshtatet në mënyrë të përkryer me karakteristikat e këtyre futbollistëve. Angazhimi për një formacion të përbërë kryesisht (ose tërësisht) nga lojtarë të akademisë jo vetëm që përforcon identitetin e klubit, por gjithashtu tregon qëndrueshmërinë e konkurrimit në nivelin më të lartë me lojtarë të stërvitur në shtëpi.