Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në “Facebook” shprehet se tashmë zyrtarizimi i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it të Shqipërisë është një lajm i bukur.
“Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shprehet kryeministri Rama.
Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e tij, ka njoftuar klubi anglez.
“Me tetë shkolla të futbollit të Manchester City në nivel global, kjo është shkolla më e fundit që do të lançohet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të klubit”, thuhet në njofim.