Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet ekipet e Akademisë Vllaznia kanë nisur më herët stërvitjen e tyre. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me ekipet U19 dhe atë U17 siç ka ndodhur zakonisht, por këtë herë edhe ekipet U16 dhe U15 kanë. Ndërkohë nga sa është parë në seancën e parë stërvitore që është zhvilluar pasditen e së premtes, nuk ka ndryshime tek trajnerët që do punojnë me këto ekipe.
Kështu, tek ekipi i të rinjve trajner do të jetë sërish Luan Zmijani dhe ndihmës i tij Gjon Kola. Tek ekipi i paratërinjve do punojë sërish Brikeno Bizi ndërkohë që ndihmës këtë herë do të ketë Ylad Piranin. Tek ekipi U16 trajner do të jetë Astrit Prençi dhe ndihmës i tij Haris Dalipi ndërsa ekipin U15 që sivjet merr pjesë për herë të parë në kampionatin e kategorisë superiore, trajnerë do të jenë Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani.
U19 Luan Zmijani- Gjon Kola
U17 Brikeno Bizi- Ylad Pirani
U16 Astrit Prençi- Haris Dalipi
U15 Nefail Zhejani- Denis Zmijanej
Ndërkohë katër ekipet e tjera të Akademisë Vllaznia, pra ato nga U14 deri në U11 do të nisin punën duke filluar nga data 10 gusht. Do të ndodhë kështu sepse kampionatet e tyre do të fillojnë më vonë dhe prandaj futbollistëve të vegjël u është lënë më shumë kohë në dispozicion për pushime.
Edhe në këto ekipe nuk pritet të ketë shumë ndryshime në stafet teknike sepse burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se do të jenë thuajse të njëjtët trajnerë që kanë punuar edhe sezonin e kaluar, por thjesht janë ndërruar ekipet që ato do stërvisin. Drejtuesit e Akademisë i kanë kushtuar sivjet rëndësi nisjes së stërvitjes më herët.
Ndërkohë në vijim do të vazhdohet më pas me sigurimin e bazës materiale dhe të kushteve më të mira për stërvitje, çka do të ndikojnë edhe në rritjen e cilësisë së punës tek futbollistët që janë pjesë e Akademisë Vllaznia.
www.shkodrasport.com