Tek Akademia Vllaznia ne sezonin e ri po verehen jo pak ndryshime dhe drejtuesit e saj po i kushtojne rendesi edhe evidentimit te lojtareve me cilesore, me te cilet padyshim qe do te rritet puna per t’i bere gradualisht gati per ekipin e pare.

Por nga ana tjeter, drejtuesit kane vendosur te bejne edhe nje vleresim te lojtareve me te mire te çdo muaji, vleresim ky qe behet permes nje sondazhi te hapur ne faqen e Akademise, por njekohesisht edhe te stafit te vete asaj.

Si rrjedhoje sot eshte bere edhe publikimi i tre me te mireve te muajit shtator, te cilet kane qene Erdis Valikaj, Roben Kastrati dhe Simon Uldedaj. Te tre ata jane shperblyer edhe me nga nje dhurat simbolike.

Sipas Nezirit dhe Shtubinenm nje praktike e tille do t’i motivoje edhe me shume te gjithe lojtareve e Akademise Vllaznia per te rritur angazhimin dhe performancen e tyre ne ndeshjet e ardhshme./www.shkodrasport.com/