Tek ekipi i të rinjve të Vllaznisë sivjet po spikat një futbollist i ri. Bëhet fjalë për sulmuesin Akil Ndreca. Ai është bashkuar vetëm pak kohë më parë me këtë ekip dhe menjëherë ka filluar të jetë protagonist.

Luan në repartin e sulmit dhe me golat që po shënon por edhe me lojën në përgjithësi, ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Vjen nga Lezha, qytet ku ka luajtur me ekipet e moshave atje dhe kuptohet që tashmë ka zgjedhur emrin e madh të Vllaznisë për vazhdimin e karrierës.

I datëlindjes 6 dhjetor 2000, Ndreca ka shënuar pesë gola deri më tani në gjashtë ndeshje të luajtura me Vllaznia U19. Sigurisht që do të shënojë edhe shumë më tepër, megjithatë edhe i duhet të vazhdojë të punojë.

Trajnerët e tij janë të mendimit se Akilit i duhet të përmirësohet sepse për të qenë një lojtar cilësor duhet të korigjojë shumë gjëra.

E rëndësishme është se kemi të bëjmë me një lojtar të së ardhmes. Golat e tanishem nuk jane asgje para se çfare duhet te tregoje ne vazhdim.
© shkodrasport.com