Imazhe tronditëse të postuara në “Instagram” nga kampionia e botës dhe ajo olimpike në çiklizëm, në kategorinë BMX, Caroline Buchanan. Sportistja 27-vjeçare nga Australia është përfshirë në një aksident rrugor, që i kanë lënë pasoja të rënda, si në fytyrë (hunda e thyer) ashtu dhe në trup (në mushkëri).

Nuk mund të them se viti 2017 u mbyll në mënyrën më të mirë, ashtu siç kisha shpresuar”, – ka komentuar vetë çiklistja Buchanan, që ka uruar edhe Vitin e Ri fansave të saj, ndërkohë që prej dy ditësh ndodhet në spital, në terapi intensive.