Nëntë çiklistë janë plagosur në një aksident trafiku në Mallorca, kur një veturë ka goditur sportistët.
Aksidenti ndodhi këtë mëngjes në orën 9:30, në rrugën midis Artas dhe Capdeperas, shkruan GazetaBlic
Shoferja që shkaktoi aksidentin është 30 vjeçare dhe supozohet se i ka goditur çiklistët nga mbrapa.
Shërbimet emergjente kanë raportuar se kanë transferuar disa të lënduar në qendra spitalore të ndryshme.
Dy prej të lëndurave janë në gjendje serioze.