Barcelona arriti të kualifikohej për në Kupën e Mbretit duke eliminuar Levanten, por ndeshja mes dy ekipeve u pasua me polemika të shumta duke qenë se katalanasit kishin aktivizuar në ndeshjen e parë një futbollist që oshte dënuar më parë për shkak të kartonëve.

Kjo gjë, nuk u ve re shpejt nga drejtuesit e Levantes, të cilët e denoncuan si rast vetëm në ditën e ndeshjes së dytë.Në fakt, në Spanjë ishin të bindur se afati për të denoncuar këtë rast kishte kaluar dhe se nuk duhej marrë parasysh denoncimi i tyre.

Federata Spanjolle e Futbollit, ka marrë më në fund një vendim në lidhje me këtë çështje dhe ka vendosur që të hedhë poshtë denoncimin e Levantes.

Ashtu siç edhe pritej, Federata ka lënë jashtë Kupës së Mbretit skuadrën e Levantes duke qenë se kërkesa e bërë nga klubi i Levantes është bërë jashtë afatit të caktuar si datë denoncimi. Në këtë mënyrë, Barcelona do të vazhdojë në Kupën e Mbretit megjithëse theu rregulloren e vendit./vipsport/