Vetem kater jave kampionat ne kategorine e pare te futbollit shqiptar dhe duket se kane filluar problemet me arbitrimin. Diten e djeshme ne media eshte pasqyruar nje gabim i pafalshem i arbitrit ne ndeshjen Korabi- Turbina duke lejuar nje aksion ne favor te vendasve kur duhej ta nderpriste ate per nderhyrje te parregullt, por kjo nuk ndodhi dhe topi perfundoi ne rrjete.
Ky lajm eshte pasqyruar edhe nga gazeta “Shkodra Sport” dhe ne komentet e bera per kete lajm ka spikatur edhe njeri i cili nxjerr ne pah probleme te tjera qe po ndodhin me arbitrimin ne kete kategori.
Njeri nga komentuesit eshte pikerisht drejtori teknik i KF Terbuni, Viktor Gjoni i cili shkruan: “Nuk ishte me i mire sot ne Lezhe. Ka filluar qe ne javen e pare te kampionatit.4 jave- 4 penellti kundra Terbunit. Gjyqtaret tashme e pohojne vete, kemi marre udhezim: Puka te penalizohet ne çdo ndeshje”.
Nje akuze e rende e Gjonit i cili ne fakt verteton edhe njehere maredheniet jo te mira te ketij klubi me Federaten Shqiptare te Futbollit, ardhur kjo nga akuzat publike te kryebashkiakut- president Gjon Gjonaj ne adrese te ketij institucioni.
Dhe si rrjedhoje, ka nisur “hakemarrja”. 4 penallti kunder ne 4 javet e para te kampionatit per nje skuader qe gjithsesi ia ka dale te jete ne vendin e dyte te renditjes. Por ajo qe eshte me e rende eshte deklarata e drejtorit se “gjyqtaret tashme e pohojne vete, kemi marre udhezim: Puka te penalizohet ne çdo ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/