Veleçiku nuk ia doli te vazhdonte rrugetimin e tij drejt kategorise se pare teksa pasditen e djeshme u mund 1-2 ne finalen e grupit A te kategorise se dyte ndaj Valbones. Nje ndeshje qe eshte shoqeruar me probleme te medha arbitrimi, per te cilat ka folur pas ndeshjes edhe trajneri i koplikasve Dritan Smajli.
Ai u largua nga pankina me karton te kuq qe ne pjesen e pare dhe si rrjedhoje vete Smajli mendon se gjithçka ne kete takim u vendos nga arbitri i ndeshjes per te cilin ka akuza te renda.
“Normalisht qe largimi im nga pankina ndikoi tek skuadra sepse kur eshte pa trajner i bie morali. Por ka qene nje largim i kote. Lojtari yne ishte i demtuar ne fushe dhe arbitri vazhdoi lojen. I kerkova llogari dhe ai me dha karton te verdhe.
Sigurisht qe nuk isha dakord me kete gje dhe pa e ofenduar aspak i thashe se po gabonte dhe si rrjedhoje me nxorri edhe kartonin e dyte te verdhe dhe me pas te kuqin duke me larguar nga pankina. Une e kisha paralajmeruar qe perpara ndeshjes se diçka do te ndodhte me arbitrimin.
Dhe ta keni te qarte se une nuk flas kot por e kisha nje parandjenje qe Veleçiku do te ndeshkohej dhe per kete u gjend arbitri i duhur. Ajo qe mund te them une eshte se Blerim Ziri eshte turpi i arbitrimit ne Shqiperi.
Ka luajtur me ndjenjat e Malesise se Madhe. Une nuk kam folur kurre me kete gjuhe, por ai eshte per turp. I uroj suksese Valbones ne rrugetimin e saj drejt kategorise se pare”- eshte shprehur trajneri i Veleçikut Dritan Smajli./SHKODRA-SPORT.COM/