Lorenc Jemini mendon se rasti i kërcënimit të gjyqtarit Juxhin Xhaja, ka ardhur vetëm për faktin se atij i kanë kërcënuar familjarët. Sipas tij, klasa e arbitrave është mësuar me kërcënime të tilla personale, por jo kur çështja shkon te familjarët.

“Po të më pyesësh mua si ngjarje, më duket normale për Shqipërinë, se e kam provuar në kurriz se çfarë është kërcënimi, Unë kam bërë në Federatë 5, 6, 7 herë kallëzimin. Se nuk bëhet individual, ne shkojmë, themi atë që bëhet dhe merren kompetentët. E njëjta edhe me gjyqtarin në fjalë.

Ajo që mori kaq jehonë, është se nuk është kërcënuar arbitri. Po të kishin kërcënuar vetëm atë, asgjë nuk do të kishte ndodhur, na kanë mësuar më këtë pjesë. Çdo javë kërcënohen e goditen arbitrat, a nuk e kemi thënë këtë? Flasin, por nuk i dëgjon njeri, kjo mori përmasa se u kërcënuan prindërit e këtij.

Dje paradite kanë vajtur dy persona te shtëpia, i kanë rënë ziles dhe kanë pyetur ku është. U kanë thënë prindërve kështu e ashtu. E ëma ka qenë e terrorizuar, i ka thënë ç’ është kjo. Nëse prindërit e dinë se çfarë heqin arbitrat, me bindje nuk shkon askush të bëhet, prindi im të më dëgjojë e thotë se nuk e di çfarë ndodhi në shumë vite.

Policia jo vetëm që nuk ka për t’u marrë me këtë fare… Mua më kanë vënë pistoletë në kokë, e kam denoncuar dhe më kanë thënë që nuk të vjen asgjë nga sporti. I keni me të shkruar këto, e keni në Shtëpinë e Futbollit, të gjitha.

Kjo është e rëndë për ju, për mua e këtë gjyqtar nuk është fare. Ai është prekur se e ka marrë vesh e ëma që është e moshuar. Ajo që më bën përshtypje është që si reagoi kaq shpejt Shtëpia e Futbollit.

Ai ka bërë të njëjtën gjë që kanë bërë të gjithë, u ka thënë me ndërroni se nuk jam në gjendje, e kemi bërë të gjithë. Ka ndodhur gjithmonë që është ndërruar arbitri. Por asnjë arbitër nuk merr përsipër të arbitrojë Kastriotin, për 5 orë.

Po ka 20 vite që duhen pezulluar ndeshjet, që janë goditur e gjakosur arbitrat e nuk kanë marrë asnjë masë. Kemi 6 muaj që flasim që po goditen ky arbitër e tjetër.

Brenda ditës del që ndeshja e kaluar, e thotë Shtëpia e Futbollit, është e trukuar se arbitrit në fjalë i është bërë presion. Po si e thua pas një jave ti, kur i është bërë presion?

Klubi i Kastriotit del me një deklaratë dhe thotë të hetohet se nuk e dimë se kush janë këta. Hajde e gjeje tani.

Ka raste shumë më të rënda dhe nuk është bërë asgjë. Vjet Ferhatajt i kanë shkuar në shtëpi.

Grupi i arbitrave është i terrorizuar. Ky është mesazh që i jepet klasës së arbitrave, të gjithëve në vazhdimësi. Këta janë viktima, nuk ka njerëz më të penalizuar sot se arbitrat, të pambrojtur nga askush, as nga shteti, federata, shoqata, asnjeri.

A keni dëgjuar një person nga Federata a shoqata të thotë një komunikatë këtë vit që i dalim në mbështetje që u godit ky apo ai. Doli dje presidenti i shoqatës, ka 10 vjet që nuk ekziston. Po të isha unë, stop kampionatit. Në momentin që depozitohet një kallëzim, kampionati ndalohet dhe nuk fillon.

Nëse del që janë tifozë, çfarë do të thuash ti? Ç’ punë ka këtu Kastrioti pastaj? Po çfarë do bëhet derisa do gjenden autorët? Çfarë do të bëhet me këtë gjyqtarin?”, tha Jemini në “Procesi Sportiv”.